KF Prishtina është shumë afër titullit kampion.
Prishtinës i duhet veç edhe një pikë që ta fitojë titullin kampion në Superligë pas tetë vitesh, shkruan GazetaBlic Sport.
“Plisat”, tifozët e zjarrtë të Prishtinës janë duke përgatitur diçka speciale për të festuar titullin, në rast se e arrijnë një gjë të tillë.
Më poshtë keni njoftimin e Plisave në lidhje me takimin me zyrtarët e Komunës së Prishtinës:
“Sot na priti në takim Komuna e Prishtinës në krye me Nënkryetarin e Komunës, z.Muhedin Nushi. Në takim morrën pjesë edhe Drejtori për Kulturë Adrian Berisha, Drejtori për Sport Fitim Rexha dhe Koordinatori për Sport, ish-portieri jonë shumëvjeçar në KF Prishtinë, Kushtrim Mushica.
DIÇKA MADHËSHTORE PO VJEN”, shkruajnë “Plisat” në Facebook.
/GazetaBlic Sport



