Showtime

Presidentja uron Dua Lipën për çmime, ka disa fjalë për të

05/12/2021 10:20
nga:Genita C

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka fituar dy çmime në edicionin e radhës të “Brit Awards”.

Këtij momenti krenarie pa dyshim që ju gëzua edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan GazetaBlic.

Osmani e uroi Duan përmes rrjetit social Tëitter, duke thënë se albumi i saj erdhi në kohë të vështirë, andaj meriton mirënjohje që muzika e saj ka sjellë gëzim në gjithë botën gjatë kësaj periudhe.

“Urime yllit tonë për dominimin në Brits 2021 natën e kaluar! Albumi i saj i fundit erdhi në një kohë të vështirë për shumë njerëz dhe ajo meriton mirënjohje për gëzimin që muzika e saj ka sjellë në të gjithë botën. Me dashuri nga Kosova”, ka shkruar Presidentja në Twitter./GazetaBlic/