Sporti

Chelsea ‘befason’ Tuchelin, gati kontrata e re me pagë marramendëse

05/12/2021 08:36
nga:L J

Thomas Tuchel së shpejti do të rinovojë kontratën e tij me Chelsea, raporton DailyMail.

Tekniku gjerman pritet të nënshkruajë një kontratë të re për dy sezon. Një shpërblim për rezultatet e tij të mira në krye të Blues, të parashikuar në pikat fillestare të kontratës së tij të parë, përcjell GazetaBlic Sport.

Thomas Tuchel kaloi tek Chelsea në fund të janarit për të zëvendësuar Frank Lampard. Trajneri gjerman lejoi Blues të arrinin në finalen e Champions League dhe FA Cup, por edhe të ngjiteshin në vendin e 4-të në kampionat.

Me këtë kontratë të re, Thomas Tuchel gjithashtu do të përjetojë një rritje të mirë të pagës, rreth 8 milion euro në vit. Nga ana e tij, tekniku gjerman gjithashtu dëshiron të zgjasë kontratën.

/GazetaBlic Sport