Sot rreth orës 17:20 në rrugën “19 Qershori” në Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku, raporton Gazeta Blic.
Në aksident janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:20, në rrugën “19 Qershoti” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor.
Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut” tha Ahmeti për Gazeta Blic.


