Sporti

Manchester United dështon ndaj Leicester Cityt, Manchester City shpallet edhe zyrtarisht kampion

05/11/2021 20:53
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja Manchester United – Leicester City.

Mysafirët kanë triumfuar me rezultat 1 me 2, shkruan GazetaBlic.

Ishte një ndeshje shumë e rivalizuar deri në momentet e fundit.

Pjesë e parë ishte shumë dinamike, atje ku dy golat e parë u shënuan brenda 15′ minutave.

Luke Thomas shënoi në minutën e 10’të për epërsinë e skuadrës mysafire, por vetëm pas pesë minutave, Masson Greenwood barazoi shifrat në 1 me 1.

Golin e fitores për Leicesterin e realizoi Soyuncu C në minutën e 66’të.

Humbja e sontme e Manchester United e bën Manchester Cityn edhe zyrtarisht kampion.

/GazetaBlic/