Lojtari i Padova, Claudio Santini është dënuar me 10 ndeshje për abuzim racor të një kundërshtari gjatë një ndeshjeje të Serisë C.
Vetëm disa ditë pasi sulmuesit të Pizës, Michele Marconi, u dha një dënim i ngjashëm për një incident të ndodhur në Serie B, tani autoritetet kanë ndërmarrë veprime edhe në Serie C, përcjell GazetaBlic.
Sulmuesi i Padova-s, Santini u pezullua për 10 ndeshje për përdorimin e fyerjeve raciste kundër lojtarit të Sambenedettese, Shaka Mawuli gjatë ndeshjes së tyre në Serie C më 17 janar.

Do të thotë se ai nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në play-off me ekipin e tij.
/GazetaBlic/


