Sot rreth orës 16:00 në fshatin Llugë të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku, raporton Gazeta Blic.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një traktor dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00 në fshatin Llugë, të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë një veturë dhe një traktor.Bazuar në të dhënat fillestrare, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pranuar trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”
Vuante nga Covid-19, ndahet nga jeta aktori i njohur në moshën 35 vjeç


