Sporti

Po largohet në fund të këtij edicioni nga Juventus, këto janë 10 pritjet më të mira të Gigi Buffon

05/11/2021 17:58
nga:Mergim Rreci

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka konfirmuar se ai do të largohet nga klubi pas këtij sezoni.

Buffon u transferua në Juventus nga Parma në korrik 2001 dhe kaloi një vit me PSG në 2018-19 para se të kthehej përsëri në Allianz Stadium, përcjell GazetaBlic.

43-vjeçari konfirmoi sot se do të ndahet me Bianconerët pas 2020-21, por nuk ka vendosur nëse ai do të vazhdojë të luajë diku tjetër në sezonin tjetër.

Fituesi i Kupës së Botës ka fituar 10 tituj dhe pesë Kupa të Italisë me “Zonjën e Vjetër” dhe u votua Futbollisti i Vitit në Itali përsëri në 2017.

Ai do të marrë një shans tjetër për të siguruar një trofe të fundit me Bianconerët kur Juventusi luan me Atalantan në finalen e Kupës së Italisë më 19 maj.

Në karrierën e tij të bujshme ai ka pasur pritje të jashtëzakonshme në portë, ne ju sjellim 10 më të mirat nga to.