Ka vdekur ish-zyrtari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Bajram Neziri.
Ai ishte në mesin e kontribuesve të mëdhenj të futbollit kosovar, shkruan GazetaBlic Sport.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët.
Varrimi i Bajram Nezirit do të bëhet nesër në ora 14:00 në varrezat e Prishtinës, në Dragodan.



