Sporti

Milan publikon fanellat e reja për stinorin 2021-22

05/11/2021 10:11
nga:L J

Skuadra e Milanit ka publikuar fanellën e re për edicionin 2021/22.

Fanella përmban vija ikonike të kuqe dhe të zeza të AC Milanit të interpretuara në gjerësi të ndryshme në një dizajn të vetëm simetrik, përcjell GazetaBlic Sport.

Fanella e re e AC Milan merr frymëzim nga energjia, kreativiteti dhe stili i Milanos.

Romagnoli, kapiteni i Milanit tha:  “Veshja e ngjyrave kuqezi ditë për ditë më jep një krenari të jashtëzakonshme. Fanella e re duket me të vërtetë moderne, dhe ju mund të shihni me të vërtetë nga vjen frymëzimi për vija – është një përfaqësim i shkëlqyeshëm i Milanit duke zgjeruar horizontin”.