Të shtunën në qytetin e Vitisë, janë vendosur kamerat e sigurisë dhe atë në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me UNMIK-un dhe policinë.
Me këtë rast Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka parë nga afër punimet që po zhvilloheshin në instalimin e tyre.
Ai theksoi se vendosja e kamerave ishte edhe kërkesë e banorëve të qytetit dhe potencoi se më atë rritet siguria në qytet dhe është mirëpritur nga qytetarët.
Përndryshe kamerat e vëzhgimit janë vendosur në vendet më të frekuentuara të qytetit.
LEXO EDHE: