Ronaldo
Sporti

Trezeguet: Nuk është normale që Ronaldo dhe Morata ta prekin topin një herë në 25 minuta

05/11/2021 08:44
nga:L J

David Trezeguet, ish sulmuesi i Juventusit midis viteve 2000 dhe 2010, është i shqetësuar për performancën e ekipit në humbjen në shtëpi (0-3) me Milanin, e cila lë Cristiano Ronaldon dhe pjesën tjetër të skuadrës jashtë zonës së hyrjes në Ligë të Kampionëve.

“Ishte një humbje e rëndë. Milani meritonte të fitonte, ishte e qartë se Juventusi nuk e përgatiti lojën siç duhej. Drejtuesit duhet të kishin bërë një hap përpara për t’i dhënë ekipit qetësi shpirtërore”, tha francezi, duke folur për Twitch të Juventusit.

“Besoj se Andrea Pirlo do të gjejë zgjidhjen. Nuk ka kohë për të menduar, vetëm për të fituar. Nuk është normale që Ronaldo dhe Morata të kenë prekur topin vetëm një herë në 25 minuta. Nuk është normale, por ka ndodhur shpesh”, tha Trezeguet, për të cilin” shumë lojtarë duken të hutuar në fushë, duke mos pasur ide se si duhet të sulmojnë dhe mbrohen”

/GazetaBlic Sport