Gian Piero Gasperini do të jetë në gjendje të përfundojë sezonin në stolin e Atalanta pas shtyrjes së vendimit të gjykatës anti-doping.
Shkurtin e kaluar, trajneri dyshohet se ka ndërprerë kontrollin e një prej lojtarëve të tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, i dyshuar për ndërprerjen e një kontrolli doping në shkurt, do të jetë në gjendje të përfundojë sezonin në stol, pasi gjykata e dopingut ka vendosur të hënën të shtyjë vendimin për një të metë procedurale. Gasperini, i cili u thirr në gjykatë këtë të hënë, rrezikon një pezullim njëzet-ditor.
Në rast të një vendimi të menjëhershëm, ai mund të ishte parandaluar nga drejtimi i stërvitjes dhe ulja në stol për tre ndeshjet e fundit të Atalanta në kampionat, dhe finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit më 19 maj.
/GazetaBlic Sport


