Avokati Arianit Koci ka deklaruar se në listën prioritare për vaksinim antiCOVID duhet patjetër të jenë edhe të burgosurit.
Sipas ambienti i mbyllur, hapësirat e ngushta dhomat e vogla me nga 4 të burgosur janë vend ideal për përhapjen e virusit.
“Për 50 të burgosur të infektuar, duhen së paku 200 roje – nëse eventualisht do të kishin nevojë të hospitalizohen” shkruan Koci.
Reagimi i plotë:
Në listën prioritare për vaksinim duhet patjetër të jenë edhe të burgosurit.
Janë rreth 1500 aktualisht.
Ambienti i mbyllur, hapësirat e ngushta, dhomat e vogla me nga 4 të burgosur, janë vend ideal për përhapjen e virusit.
Për 50 të burgosur të infektuar, duhen së paku 200 roje – nëse eventualisht do të kishin nevojë të hospitalizohen.
Përndryshe, sa serioze është çështja e përjapjes së virusit në burgje tregon fakti se Pentagoni, ndër të parëve ju ka dhënë vaksinën e koronavirusit të burgosurve në Guantanamo, mes të cilëve ka edhe të akuzuar për sulmet e 11 shtatorit 2001, kur u rrëzuan Kullat Binjake.


