Sporti

Inter në probleme financiare, kërkon nga lojtarët të heqin dorë nga pagat për pak kohë

05/10/2021 20:36
nga:E K

Inter është shpallur kampion i ri i ligës italiane, Serie A.

Megjithatë kjo nuk po i ndihmon Interit të tejkalojë problemet financiare, shkruan GazetaBlic Sport.

Presidenti i klubit, Steven Zhang ka takuar sot lojtarët për t’iu kërkuar atyre të heqin dorë nga pjesa më e madhe e pagave për dy muaj, në mënyrë që t’i ndihmojnë klubit të dal nga kriza ekonomike.

Sipas Il Corriere della Sera, klubi i ka kërkuar lojtarëve në takimin e sotëm që ka zgjatur 45 minuta të heqin dorë nga një pjesë e madhe e pagës për dy muaj.

Kjo do ti kursente bugjetit të klubit 25 milionë euro, që do t’a ndihmonin Interin të zbuste krizën ekonomike.

Lojtarët do të informojnë klubin individualisht rreth vendimit të tyre pas disa ditësh.

/GazetaBlic Sport/