Trajneri i Manchester United është shprehur i lumtur që do ta ketë edhe për edicionin e ri sulmuesin, Edison Cavani.
Ai pas rinovimit të kontratës së uruguainit pati fjalë të mëdha për të duke thënë se nuk kishte gabuar kur kishte nënshkruar me të vitin e kaluar, shkruan GazetaBlic Sport.
“Kur Cavani nënshkroi me ne, unë thashë se ai do të sillte energji, forcë dhe lidership dhe nuk gabova. Ai ka kaluar pritshmëritë e mia“, tha Solskjaer.
Cavani ishte protagonisti kryesor në kalimin e Manchester United në finalen e Europa League, pasi shënoi 4 gola në dy duele ndaj Romës.
/GazetaBlic Sport/


