kross
Sporti

Kroos zbulon formacionin e ‘ëndrrave’

05/10/2021 18:21
nga:E K

Ylli i Real Madridit, Toni Kroos ka zbuluar formacionin e ‘ëndrrave’ me lojtarët që ka luajtur.

Gjermani zgjodhi sistemin 3-4-3, derisa në formacion janë shumë yje botëror.

Në portë, Kroos zgjodhi portierin Manuel Neuer, para Olivier Kahn.

Në mbrojtje zgjodhi treshen Castros, Ramos dhe Reinartz.

Në mesfushë vendosi tre lojtarë të Real Madridit përfshirë vetën pranë Modric dhe Casemiro, derisa shtoi edhe Kimmich si mesfushor defensivë.

Ndërsa, sulmi i ëndrrave të tij përfshinë lojtarë si: Cristiano Ronaldo, Muller ose Ribery dhe në qendër Klose.

Formacioni i ëndrrave i Kroos: Neuer; Reinartz, Ramos, Castro; Kimmich, Modric, Casemiro, Kroos; Muller/Ribery, Klose, Ronaldo