Sporti

Rashford pranon se kishte raporte të acaruara me Mourinhon

05/10/2021 17:54
nga:E K

Sulmuesi anglez i Manchester United, Marcus Rashford, ka pranuar se mardhëniet me ish trajnerin e tij te United nuk ishin të mira.

Ai në një intervistë për BT Sport, ka treguar raportet që kishte pasur me trajnerin portugez, shkruan GazetaBlic Sport.

“Forma ime më i mirë vjen kur trajnerët janë fleksibël. Me Jose Mourinho, gjithçka ishte e komplikuar. Kam luajtur pak në të gjitha pozicionet, dhe kjo nuk më pëlqente. E gjitha kjo më bëri që të mos isha në formën më të mirë”, tha Rashford.

Mourinho ishte trajner i United, nga qershori i vitit 2016 deri në dhjetor të vitit 2018, kur u shkarkua pas humbjes nga Liverpooli.

Në atë ndeshje dy gola shënoi sulmuesi me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri.

/GazetaBlic Sport/