Lajme

Sulmoi burrin e saj, arrestohet gruaja në Ferizaj

05/10/2021 10:04
nga:N M

Është arrestuar një grua në fshatin Neredime të Ferizajt.

Gruaja u arrestua me dyshimin se ka sulmuar bashkëshortin e saj pasditen e së dielës.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se me vendim të prokurorit, gruaja është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, e dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rrahje në Ferizaj, lëndohen tre qytetarë të Shqipërisë