Presidenti i klubit të Llapit, Beqir Batatina, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook ka dërguar një mesazh për të gjithë Podujevën para finales në Kupën e Kosovës ndaj Dukagjinit të Klinës.
Batatina ka treguar se prej vitit 2013 është pjesë e pandashme e klubit të Llapit si në gëzime si në hidhërime.
Ai është shprehur i bindur se ka ardhur koha që Llapi të pasurohet me një trofe.
I pari i klubit llapjan i ka premtuar tifozëve dhe qytetarëve të Podujevës se do ta bëjnë maksimumin që trofeun e Kupës së Kosovës ta sjellin në ‘Zahir Pajaziti’.
Finalja ndërmjet Llapit dhe Dukagjinit do të zhvillohet të mërkurën nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Më poshtë keni postimin e plotë të Beqir Batatinas:



