Sporti

Van Dijk në dilemë për Kampionatin Evropian

05/09/2021 20:20
nga:E K

Trajneri i Holandës, Frank De Boer, i ka lënë një mesazh qendërmbrojtësit të Liverpoolit duke i theksuar atij nevojën që të tregoi se a do të jetë i gatshëm për “EURO 2020” ose të mos thirret fare nga ekipi kombëtar.

Virgil Van Dijk është duke u rikuperuar pas lëndimit që mori në fillim të sezonit në derbin “Merseyside” ndaj Evertonit, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi holandez nuk është paraqitur për Liverpoolin që nga 17 tetori i vitit 2020.

Trajneri i Holandës ka theksuar nevojën e tij për informacion rreth lëndimit të Van Dijk, në mënyrë që të dijë se a të llogarisë në mbrojtësin e Liverpoolit a po jo.

“Besoj se Van Dijk është në dilemë, por ai duhet të marrë një vendim, është karriera e tij ajo që është në rrezik. Shpresoj që, për hir të ekipit kombëtar, ai është duke ndërmarrë hapa të jashtëzakonshëm drejt rikuperimit të plotë”, tha De Boer për ESPN.

Kampionati Evropian, “EURO 2020” do të fillojë me 11 Qershor.

/GazetaBlic Sport/