Sporti

Edi Rama pranon dhuratë speciale nga Juventus

05/09/2021 18:55
nga:E K

Kryeminisri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë një urim special nga skuadra e Juventusit të Italisë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Kryeministri njihet si një fans i sportit, e veçanërisht futbollit. Ai njihet si një fans i përkushtuar i skuadrës së Juventusit.

Duke e ditur këtë, skuadra ka vendosur t’i bëjë dhuratë Ramës një fanellë me numrin 3, që simbolizon mandatin e tretë të fituar nga partia e tij.