Sporti

Prishtina nis festën pas fitores së sotme ndaj Feronikelit

05/09/2021 18:12
nga:L J

Prishtina ka shkuar edhe më afër titullit, pasi ka marrë një fitore të madhe ndaj Feronikelit me rezultatin 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas fitores së sotme ka nisur festa e ekipit nga kryeqyteti, shkruan GazetaBlic Sport.

Prishtina mund t’a sigurojë titullin në ndeshjen e ardhshme me një fitore të mundshme ndaj Gjilanit.

Prishtina ndodhet e para me 75 pikë në tabelë, 5 pikë më shumë se Drita e vendit të dytë.

/GazetaBlic Sport/