Derbi kryesor në Serie A do të zhvillohet sot ndërmjet Juventusit dhe AC Milanit.
Juventusi ka përballë skuadrën e Milanit në kuadër të xhiros së 35-të të Serie A, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky duel pritet të jetë përcaktues se cila skuadër do të paraqitet në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.
Juventusi gjendet në pozitën e katërt me 69 pikë, por edhe Milani ka 69 pikë dhe gjendet në pozitën e pestë.
Para takimit Juventus e ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë takim.
Ja lista:
?⚪️⚫️ The matchday squad for #JuveMilan! #FinoAllaFine #ForzaJuve pic.twitter.com/kS6MgP17cK
— JuventusFC (@juventusfcen) May 9, 2021
/GazetaBlic Sport/


