Sporti

Florent Hadergjonaj në formacionin më të mirë të javës, në Superligën e Turqisë

05/09/2021 16:11
nga:E K

Kasimpasa arriti fitore këtë javë ndaj Erzurumspor, për të qëndruar jashtë zonës së rrezikut për rënie në Ligën e Parë.

Kurse mbrojtësi kosovar, Florent Hadergjonaj, kishte një performancë të mirë në këtë takim duke u vlerësuar lartë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai u vlersua me notën 7.7 në Sofa Score, duke arritur të hyjë në formacionin e javës në ligën elitare të Turqisë, në javën e 40’të.

/GazetaBlic Sport/