Superliga e Kosovës po shkon drejt fundit të sezonit 2020/21.
Ndeshjet e xhiros së 34’të zhvillohen sot, të gjitha në një orar (15:00), shkruan GazetaBlic Sport.
Një ndeshje mjaft intersante zhvillohet sot në “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Skuadra e Trepçës 89′ e mirëpret Gjilanin në kuadër të xhiros së 34’të të Superligës së Kosovës.
Vendasit luajnë për të ikur nga zona e kuqe, kurse Gjilani po konsolidon ekipin për sezonin e ardhshëm, pasi momentalisht nuk ka objektiva.
Ja formacionet zyrtare:
Trepça ’89: Tofilovski, Pllana, Berisha, Carbonieri, Dedia, Jashari, Nimani, Darwish, Muja, Shala, Chivaviro.
Gjilani: Ruçi, Rapa, Halili, Cyrbja, Hila, Dautaj, Dallku, Kqiku, Sorsa, Useini, Kelmendi.
/GazetaBlic Sport


