Sporti

Peja dhe Ylli në kërkim të fitores, sonte zhvillohet ndeshja e dytë e finales

05/09/2021 13:06
nga:L J

Klubi i Basketbollit Peja udhëton sot për në Suharekë, ku pas humbjes në ndeshjen e parë me rezultat 75:83, pejanët janë në kërkim të fitores së parë në këtë seri.

Peja sot luan ndeshjen e fundit pa Aj Walton, ku pasi ky i fundit ishte dënuar bashkë me Brandon Walters nga federata me dënim me gjobë dhe dy lojë mosparaqitje për klubin.

Edhe pse vendimi për dënimin e Brandon Walter u tërhoq pasi që klubi i Pejës kishte dërguar ankesë në drejtim të federatës duke i cilësuar veprimet e dy lojtarëve amerikanë si vetëmbrojtje, vendimi për Aj Walton mbeti në fuqi.

Ndeshja e dytë e finales luhet sonte me fillim nga ora 20:15 në sallën e sportit “13 Qershori”

Ndeshjen mund ta ndiqni në Artmotion.