Sporti

Drenica sot mund ta sigurojë mbijetesën në Superligë, ky është skenari

05/09/2021 12:04
nga:L J

Skuadra e Drenicës sot mund ta siguroj pjesëmarrjen në Superligën e Kosovës në futboll edhe për sezonin e ardhshëm, shkruan Zeri.

Në ndeshjen e javës së 34-të, “Kuqezinjtë” takohen me skuadrën që gjithashtu është duke luftuar për mbijetesë, Arbërinë.

Drenica është e pesta në tabelë me 41 pikë dhe me fitore eventuale sot do ta bënte një hap të madh drejt sigurimit të mbijetesës.

Në fakt, skuadra e drejtuar nga Sami Sermaxhaj që sot mund ta siguroj mbijetesën, por kjo varet edhe nga ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Gjilanit.

Në rast se Drenica sot mposht Arbërinë dhe Trepça ’89 pëson humbje nga Gjilani, atëherë skuadra nga Skenderaj do ta siguroj edhe matematikisht mbetjen në elitën e futbollit kosovar.