Grupi “Kosovo Mountain Club” që eksplorojnë malet e vendit janë sulmuar nga serbët në veri.
Ky grup sot ishte duke ecur në vendin e quajtur Shijak i Bubes që është në veri të Kosovës.
Indeksonline mëson se disa serbë kanë shkrepur plumba në drejtim të atletëve kosovarë.
Kjo ngjarje e klubit të atletëve kosovarë ishte paralajmëruar që 5 ditë. Pjesë e këtij grupi ishte edhe ish-deputetja, Donika Kadaj-Bujupi.
Në lidhje me këtë rast do ju mbajmë të informuar.