Kryendeshja e xhiros së 34’të në Superligën e Kosovës është ajo mes Dritës dhe Ballkanit.
Drita dhe Ballkanit takohen sot me fillim nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan, shkruan GazetaBlic Sport.
Klubi nga Gjilani, FC Drita ndodhet në vendin e dytë në tabelë me 69 pikë, kurse Ballkani në vendin e tretë me 67 pikë, teksa dy skuadrat po tentojnë vendin që dërgon në Europë.
Më poshtë keni statistikat e skuadrave.
Forma e Dritës në pesë ndeshjet e fundit:
- Dy fitore, dy barazime, një humbje.
Forma e Ballkanit në pesë ndeshjet e fundit:
- Dy humbje, tri fitore.
Në këtë sezon, Drita dhe Ballkani janë takuar tri herë.
- Një fitore për secilën skuadër dhe një barazim.
/GazetaBlic Sport


