Skuadra e Prishtinës në futboll është shumë afër ta rikthejë titullin në kryeqytet pas tetë viteve.
Që nga koha kur Zekrija Ramadani mori drejtimin e skuadrës së Prishtinës, ekipi vazhdoi me formë tejet të lartë duke u ngjitur në tabelë dhe tashmë duke qenë edhe lider i kampionatit elitar në Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Forma optimale e Prishtinës u arrit në fundin e sezonit vjeshtor, duke vazhduar pastaj edhe në sezonin pranveror.
- Por, sii erdhi Prishtina deri në vendin e parë?
Klubi i Prishtinës në 9 ndeshjet e fundit të gjysmësezonit të parë nuk ishin mposhtur, duke pasur bilanc tejet pozitiv me gjashtë fitore dhe tri barazime. Poashtu edhe në sezonin pranveror, Prishtina ka vazhduar me formë të lartë, duke u ngjtitur ngadalë në vendin e parë. Fillimisht skuadra e Prishtinës ishte 14 pikë larg kreut, por me rezultatet e mira në çdo ndeshje, vazhduan të ngjiten sigurt në tabelë.
- Sa humbje numëron Prishtina në sezonin pranveror?
Në 15 ndeshjet e sezonit pranveror, Prishtina numëron vetëm një humbje në Superligën e Kosovës në futboll.
FC Prishtina në këto duele ka fituar 13 duele. Dy skuadrat e vetme që e kanë ndalur ekipin e Zekrija Ramadani janë Gjilani dhe Feronikeli.
Fillimisht ishte skuadra e Feronikelit që e mposhti me rezultatin 2:0 në kampionat në stadiumin “Rexhep Rexhepi” me dy golat e Simonovskit në xhiron e 25’të.
Më pas, kryeqytetasit u ndalën edhe në stadiumin “Fadil Vokrri”. Prishtina barazoi ndaj Gjilanit pa gola në xhiron e 26’të të Superligës.
Tani, Prishtina është vetëm gjashtë pikë larg titullit kampion. Në rast se bardhë e kaltërit fitojnë dy nga tri ndeshjet e fundit, atëherë titulli do të rikthehet në kryeqytet pas tetë viteve.
/GazetaBlic Sport


