Superliga e Kosovës po shkon drejt fundit të sezonit 2020/21.
Ndeshjet e xhiros së 34’të zhvillohen sot, të gjitha në një orar (15:00), shkruan GazetaBlic Sport.
Arbëria e Dobrajës do të ballafaqohet me Drenicën në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Kryendeshja e xhiros është ajo mes Dritës dhe Ballkanit që do të zhvillohet në Gjilan. Dy skuadrat luftojnë për kreun e tabelës, me Dritën që është në vendin e dytë me 69 pikë, kurse Ballkani që e ndjek nga vendi i tretë me 67 pikë.
Llapi ballafaqohet me Besën e Pejës në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku edhe synon të rikthehet tek fitorja.
Prishtina, lideri i Superligës së Kosovës e pret Feronikelin. Klubi nga kryeqyteti synon tre pikët që të marshojë sigurt drejt titullit.
Në Mitrovicë zhvillohet takimi Trepça 89′ – Gjilani, me ekipin vendas që kërkon tre pikët për t’u larguar nga zona e rënies.
/GazetaBlic Sport



