Sulmuesi francez, Kingsley Coman fitoi titullin e tij të 10-të radhazi që nga debutimi i tij me PSG në moshën 16 vjeçare.
Një seri e pabesueshme për 25-vjeçarin, përcjell GazetaBlic Sport.
Kingsley Coman përmirëson vit pas viti një rekord të pazakontë të futbollit modern. Ai ka fituar titullin kampion çdo vit që nga fillimi i karrierës së tij në moshën 16 vjeçare.
Ky titull me “bavarezët” është i dhjeti për ish lojtarin e PSG’së, i gjashti me me Bayernin.
Përveç dhjetë titujve të kampionëve, Coman ka vendosur në kabinetin e tij të trofeve edhe: Ligën e Kampionëve 2020 (një gol në finale), tre Kupa të Gjermanisë dhe një Kupë të Italisë, një Kupë të Ligës Franceze, katër Superkupa të Gjermanisë, një nga Franca, një nga Italia dhe një nga UEFA, si dhe një Kupë Botërore të Klubeve. I dëmtuar para Kupës së Botës 2018, ai nuk ishte, nga ana tjetër, kampion bote me Francën.
/GazetaBlic Sport


