Sporti

Aguero kërkon falje për penalltinë e humbur ndaj Chelseat

05/08/2021 22:13
nga:Mergim Rreci

Chelsea sot mposhti Manchester Cityn në kuadër të derbit të javës së 35’të të Premierligës.

Skuadra e Tuchel arriti të mposht Manchester Cityn me rezultat 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Protagonist për të keq në këtë takim ishte sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, i cili nuk shfrytëzoi rastin për të shënuar nga penalltia dhe për të dyfishuar epërsinë e ekipit të tij në minutën e fundit të pjesës së parë.

Ai u mundua të shënoi me ‘paneka’ por portieri i Chelseat, Mendy e kuptoi këtë dhe e kapi topin.

Pas kësaj Aguero ka reaguar në rrjetin e tij social në Twitter për të kërkuar falje nga bashkëlojtarët, stafi dhe tifozët e klubit anglez duke thënë se është faji i tij dhe merr përgjegjësi të plotë për këtë.

“Dua të kërkoj falje nga bashkëlojtarët, stafi dhe të gjithë fansat, për penalltinë e humbur, mora një vendim të gabuar në ekzekutimin e penalltisë, dhe marrë përgjegjësi të plota për atë”, ka shkruar Aguero në Twitter.

/GazetaBlic Sport/