Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pas vdekjes së tre anëtarëve të Familjes Haliti ka kërkuar hetime urgjente nga autoritetet shqiptare.
Ai ka kërkuar që të ndriçohet ky rast, raporton Gazeta Blic.
“Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar ai.
Haziri tha se e ka tronditur ky lajm.
“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit që Haziri ia ka dërguar Familjes Haliti.
Dyshohet se tre anëtarët e Familjes Haliti, vdiqën pasi u helmuan në Shqipëri