Një vajzë 16-vjeçare me inicialet E.I, dyshohet se është rrëmbyer nga ish i dashuri i saj 21 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur pasditën e së shtunës në rrugën ‘Norbert Jokl’ në Prishtinë.
Burimet e Reporterit bëjnë të ditur se dyshohet se e mitura është marrë me dhunë nga ish i dashuri i saj, A.V, në lokalin ku ajo punonte.
Një deshmitare e rastit, ka thënë se ata janë larguar nga aty me një veturë të tipit Mercedes, merr vesh Reporteri.net.
Lidhur me rastin po merren njësia e hetimeve.
LEXO EDHE:
I kërkoi biçikletën por s’ia dha, pastaj e rrahu – Gjykata merr vendim për ferizajasin