Sporti

Pirlo: “McKennie është më profesionist tani”

05/08/2021 16:17
nga:Mergim Rreci

Juventus do të përballet me Milan nesër në kuadër të xhiros se 35’të të Serie A.

Ndeshja do të zhvillohet në Torino me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka thënë se McKennie është më profesionist se më parë.

“Ai ka një shans për të filluar ndeshjen. Ai ka humbur peshë dhe kjo është diçka që na u desh ta bindim atë. Tani ai është i përqendruar dhe më profesionist në krahasim me kohën kur arriti. Ai duhet të jetë profesionist me 100 përqind, jo 50 me qind”, tha Pirlo.

/GazetaBlic Sport/