Kështu ka thënë për lajmi.net një palë e cila që nga viti 2018 është në proces gjyqësor në këtë gjykatë.
Mungesën e përkthyesit e ka konfirmuar edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, të cilët e kanë konsideruar çështjen e përkthyesve ‘problematike’.
“Gjykata Themelore Gjilan – dega Novobërdë ka kohë që ka mbetur pa Përkthyes shqip-serbisht dhe anasjelltas. Çështja e përkthyesve është çështje mjaft problematike duke pasur parasysh situatën dhe mos njohjen e gjuhës në nivelet për të përkthyer në seanca gjyqësore dhe në Gjykatë”, thuhet në përgjigjen e KGjK-së për lajmi.net.
Tutje, KGjK-ja ka bërë të ditur se deri më tani janë hapur vetëm dy konkurse, e megjithatë çështja e përkthyesve nuk është zgjidhur ende.
“Në shtator të vitit 2019, ka pasur konkurs për pozitën Përkthyes, shqip-serbisht dhe anasjelltas dhe nuk janë lajmëruar kandidatë. Me datë, 1 shkurt 2021, SKGjK ka publikuar pozitën Përkthyes, shqip-serbisht dhe anasjelltas dhe përkundër faktit se është testuar një kandidat edhe në intervistën me shkrim dhe me gojë, Komisioni ka vlerësuar se kandidati nuk është në gjendje të siguroj përkthime në këtë Gjykatë”, thuhet në përgjigjen e KGjK-së.
KGjK ka bërë të ditur se Sekretariati e ka përsëritur procedurën e rekrutimit më datë 26 prill 2021, procedurë kjo e cila do të mbyllet më datë 10 maj 2021.
Në anën tjetër, personi me incialet T.H., i cili është palë në një rast që është duke u shqyrtuar në Gjykatën Themelore Gjilan – dega Novobërdë, ka thënë për lajmi.net se rasti është paraqitur në gjykatë që nga viti 2018.
“Më 26 maj të vitit 2018 është hapur rasti i parë, pra shkaku i aksidentit që ka ndodhur, është shqiptuar dënimi për në këtë gjykatë. Prej atëherë jemi në pritje dhe nuk është procesuar asnjë lëndë”, ka thënë ai.
Pala e dëmtuar në këtë rast ka bërë të ditur se kanë dorëzuar kërkesë edhe me avokatin, por ende nuk janë ftuar në asnjë seancë gjyqësore.
LEXO EDHE: