Sporti

Allegri marrëveshje me Real Madridin, vjen komenti i Zinedine Zidane

05/08/2021 15:27
nga:Mergim Rreci

Zinedine Zidane siguroi se nuk do të shkaktojë probleme për Real Madrid, pasi ka raportime se Max Allegri është favoriti për të marrë përsipër detyrën e trajnerit tek kjo skuadër dhe se tashmë një marrëveshje është arrritur.

E ardhmja e trajnerit Zidane është në ajër pas eliminimit të tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Chelsea, shkruan GazetaBlic.

Ai ka një kontratë në Bernabeu deri në qershor 2022, por u tha mediave sot se kjo gjë është e parëndësishme.

“Ajo që mund të them është se unë do t’i bëj gjërat të thjeshta për klubin, sepse ata më kanë dhënë gjithçka,” tha Zidane në konferencën e tij për shtyp.

“Unë nuk dua të shkaktoj probleme për klubin. Unë do të përqendrohem në katër ndeshjet e fundit dhe do të shohim për pjesën tjetër më vonë. ”

Ndërkohë, Sky Sport Italia dhe gazeta Il Tirreno pretendojnë se Real Madrid tashmë ka arritur një marrëveshje me Allegrin.

Tekniku është një agjent i lirë, pasi ka fituar Scudetto me të dy Juventusin dhe Milanin në karrierën e tij.

/GazetaBlic/