Sporti

Amir Rrahmani titullar tek Napoli për ndeshjen e sotme

05/08/2021 13:53
nga:Mergim Rreci

Napoli e zhvillon sot ndeshjen e radhës në Serie A.

Skuadra e Gattusos do të përballet me Spezian me fillim nga ora 15:00, përcjell GazetaBlic.

Amir Rrahmani do të jetë titullar në këtë takim. Bashkë me të nga minuta e parë do të jetë edhe Elseid Hysaj.

Në anën tjetër, tek Spezia titullar pritet të jetë mbrojtësi tjetër shqiptar, Ardian Ismajli.

/GazetaBlic/