Sporti

Agjenti i Hakimit sinjal klubit gjerman: Të gjithë do të donin të luanin për Bayernin

05/08/2021 10:31
nga:Mergim Rreci

Agjenti i mbrojtësit të Interit, Achraf Hakimi komentoi thashethemet e një transferimi në Bayern Munchen.

Përfaqësuesi i Hakimit, Alejandro Camano foli për Goal dhe SPOX në lidhje me thashethemet më të fundit që përfshijnë përfaqësuesin e Marokut dhe një lëvizje në Die Roten.

“Nuk e di nga vijnë këto thashetheme, por nuk do të më habiste nëse Bayern do të interesohej për Hakimin,” tha ai, përcjell GazetaBlic.

“Achraf është shumë i lumtur në Inter, ai nuk mendon për asgjë tjetër. Por, kush nuk do të donte të luante për Bayern”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/