Një vrasje ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në fshatin Vitomiricë të Komunës së Pejës, raporton Gazeta Blic.
E si të dyshuar për vrasjen po raportohet se janë dy të mitur.
Të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje me viktimën e kanë goditur me mjet të mprehtë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Raporti 24 orësh i Policisë:
Rr. Hysen Hykaj, Vitomiricë, Pejë 07.05.2021 – 13:00. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar të njëjtin e kishin goditur me mjet të mprehtë, thikë. Si pasojë e goditjeve me thikë, viktima ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe prokurorit i shtetit. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë.
Krejt ç’ka dihet deri tani për vrasjen e 60-vjeçarit në Pejë


