Një burrë nga Kamenica ka raportuar në Polici se ka gjetur pa shenja jete bashkëshorten e tij në një objekt afër shtëpisë, raporton Gazeta Blic.
Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë:
Fsh. Muqiverc, Kamenicë 07.05.2021 – 12:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës afër shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ekipi i QKMF-së dhe prokurori i shtetit. Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.


