Sporti

Raul Gonzalez gati për hapin e madh në rolin e trajnerit, kërkohet nga skuadra e madhe gjermane

05/08/2021 08:38
nga:Mergim Rreci

Përparimi i Raul Gonzalez në ditët e para të karrierës së tij si trajner nuk ka kaluar pa u vënë re.

Si rezultat i punës së tij të deritanishme, Eintracht Frankfurt ka shfaqur interesim për shërbimet e spanjollit, disa muaj pasi ish-klubi i tij Schalke kishte bërë të njëjtën gjë pasi ata kërkuan t’i mbijetonin rënies, përcjell GazetaBlic.

Pasi ka fituar Ligën e të Rinjve, Raul është një hap larg largimit nga Castilla në Segunda Division.

Edhe ky sezon, është bërë më i komplikuar për ish-kapitenin e Real Madrid me Zinedine Zidane që duhet të thërrasë lojtarët në ekipin e parë për shkak të problemeve të dëmtimit.

/GazetaBlic/