Sporti

ZYRTARE: Klubet e Superligës do të ndëshkohen nëse provojnë përsëri të bashkohen gara jashtë UEFA-së

05/07/2021 19:41
nga:E K

Superliga Evropiane ishte një temë shumë e nxehtë në botën e futbollit muajin e kaluar.

12 klube të mëdha evropiane kishin konfirmuar krijimin e një lige të re, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë ky projekt dështoi pasi klubet angleze u tërhoqën pas protestave të mëdha të tifozëve të tyre.

Për të parandaluar një skenar të tillë në të ardhmen, UEFA i ka ‘detyruar’ klubet që janë tërhequr nga Superliga, që të nënshkruajnë një rregullore e cila parasheh dënimin e tyre deri në 100 milionë euro nëse tentojnë të marrin pjesë në gara jashtë rregulloreve të UEFA dhe FIFA-së.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur, Fabrizio Romano me një postim në Tëitter.

Ky është postimi i tij:

/GazetaBlic Sport/