Sporti

Koeman komenton sitautën e Ansu Fatit

05/07/2021 17:54
nga:E K

Ansu Fati po përballet me disa lëndime të njëpasnjëshme të cilat e kanë lënë jashtë fushave të futbollit për një kohë të gjatë.

18 vjeçari nuk është paraqitur për Barcelonën që nga nëntori i vitit 2020, shkruan GazetaBlic Sport.

Ansu Fati është operuar të martën në Porto me një procedurë artoskropike.

Në lidhje me situatën e talentit të Barcelonës ka folur edhe trajneri i tij, Ronald Koeman, i cili ka thënë që ai është shumë i pafatë deri më tani.

“I pafatë, kaq gjatë i lëndur thjeshtë i pafatë. Ka gjëra që nuk shkuan mirë, por nuk dua të flas shumë për këtë. Pesë apo gjashtë muaj është një kohë e gjatë, tani gjëja më e rëndësishme është që të shërohet dhe të na bashkohet sa më shpejtë. Është fatkeqësi që nuk do e kemi deri edicionin tjetër. Ishte i rëndësishëm për ne në këtë, por gjëja më e rëndësishme është që ai të rikuperohet mirë”, tha Koeman.

/GazetaBlic Sport/