Analisti politik, Arben Ahmeti në një përgjigje për Gazeta Blic e ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, në lidhje me paralajmërimin për padi për gjenocid ndaj Serbisë.
Ahmeti është skeptik se një gjë e tillë mund të ndodh, duke thënë se këtë kryeministri Kurti po e përdor vetëm për pozicion politik para fillimit të dialogut Kosovë – Serbi.
“Është vetëm pozicion politik para fillimit të dialogut. Duke qenë i tillë nuk do të ndodh. Kushdo që ka qëllim ta bëjë këtë padi nuk duhet të flas për shkak të komplikimeve. Rrjedhimisht ata që e proklamojnë si premtim, nuk e bëjnë”, ka thënë Arben Ahmeti, shkruan Gazeta Blic. .
Ndërkaq pak minuta më parë Qeveria e Kosovës si pjesë të planit të punës së ekzekutivit për katër vitet e ardhshme, e ka paraparë edhe padinë ndaj Serbisë për gjenocid.
“Do të përgatisim padinë ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, deklaroi pak më herët gjatë mbledhjes së Qeverisë kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Kurti: Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë