Edison Cavani shënoi dy gola dje në duelin ndaj Romës.
Manchester United humbi takimin me rezultat 3-2, por arriti të kaloj në finale pasi fitoi me rezultat të përgjithshëm 5-8, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas dygolëshit të djeshëm, Solskjaer pati fjalë të mëdha për sulmuesin uruguajan.
“Ne jemi në finale sepse kemi një sulmues i cili shënoi katër gola në gjysmëfinale. Edinson tregoi përsëri pse duam ta mbajmë atë në Old Trafford. Ai është një profesionist i vërtetë, si në lojë ashtu edhe jashtë saj, dhe të gjithë në ekip mund të mësojnë prej tij”, tha trajneri i Manchester United.
Finalja e madhe e Europa League do të luhet me 26 maj, në mes të Manchester United dhe Villarreal.
/GazetaBlic Sport/


