Lajme

Aksioni i PSD-së para Qeverisë, arrestohen disa aktivistë

05/07/2021 14:46
nga:Y I

Policia e Kosovës ka ndërhyrë në aksionin e Partisë Socialdemokrate pasi aktivistët e kësaj partie gjuajtën me ngjyrë ne drejtim të objektit të Qeverisë.

Policia ka rrestuar Zgjim Hysenin, Nol Nushin, Qendrim Sahitin, Agron Kabashin dhe Frashër Krasniqin.

Lajmin në lidhje me arrestimet  e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.

Aksioni i PSD-së  me moton “Gjakderdhje financiare” vjen pas pagesës së 11 milion eurove që Qeveria ka aprovuar për rrymën në Veri.

/Gazeta Blic/

Sot në ora 15:00 mbahet mbledhja e Qeverisë