Sporti

Leo Messi me mesazh në drejtim të Nadal: Jam admirues i madh i juaji

05/07/2021 13:55
nga:Mergim Rreci

Lionel Messi  e vlerësoi Rafael Nadal pasi spanjolli fitoi çmimin për sportistin më të mirë të vitit 2020.

Argjentinasi foli se si ai gjithmonë e ka respektuar yllin e tenisit.

“Një çmim më shumë se i merituar”, tha Messi, përcjell GazetaBlic.

“Ju jeni një shembull për të gjithë, unë jam një admirues i madh i juaji”.

Nadal mundi Lewis Hamilton, Armand Duplantis, Lebron James, Joshua Cheptegei dhe Robert Lewandowski për të fituar çmimin që ai gjithashtu fitoi në 2011.

/GazetaBlic/